Policia e Shkodrës ka në objektivin e saj uljen e numrit të aksidenteve në 2% gjatë këtij viti krahasuar me një vit më parë.

Një gjë të tillë e thotë specialist i sektorit të hetimit dhe parandalimit të aksidenteve në policinë e Shkodrës Hasan Muça. Po ashtu, specialist Muça tregon se janë marrë masa për sezonin veror. Specialisti i hetimit dhe parandalimit të aksidenteve tregon edhe disa prej njollave të zeza në akset rrugore që janë rrezik për aksidente ku vëmendja është përqendruar edhe më shumë. Në qarkun e Shkodrës çdo vit aksidentet janë një prej problemeve kryesore për shkak jo vetëm të mungesës së sinjalistikës në shumë akse rrugore por edhe amortizimit të disa prej rrugeve, mungesës së segmenteve me standarte apo edhe mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e mjeteve, gjë e cila bën që policia të marrë masa ekstreme.

Artikulli paraprakBASHKIA SHKODËR 7,12 MILION LEKË PËR ZHVILLIMIN E TURIZMIT
Artikulli tjetërMALEVI: INSPEKTIME NË SHKOLLA, KOPSHTE E ÇERDHE PËR KUSHTET