Policia përplaset me armë me trafikantët e heroines

Policia e kryeqytetit është përplasur me një grup trafikantësh droge në rrugën ‘Myslym Shyri’ mesditën e sotme, ndërsa ka arrestuar tre prej tyre dhe ka sekuestruar 1 kg heroinë. Grupi ishte në survejim prej disa kohësh dhe në momentin që po shkëmbenin disa heroinën dhe kanabis, disa efektivë të veshur civilë u kanë bërë thirrje që të ndalojnë. Trafikantët nuk i janë bindur urdhrit duke qëlluar në drejtim të makinave të policisë, ndërsa efektivët u janë përgjigjur duke qëlluar në ajër. Por në tentativë për t’u larguar nga zona, makina e trafikantëve është përplasur duke shkaktuar dy aksidente të tjera. Pas disa minutash, tre prej tyre janë vendosur në pranga, ndërsa policia vijon aksionin me kontrolle në banesat e tyre. Të shtënat me armë zjarri kanë shkaktuar panik në zonën e ‘Myslym Shyrit’ ndërsa pas disa minutash situata është vendosur në kontroll.

Artikulli paraprakANIJA SHQIPTARE “ORIKU” SHPËTON GOMONEN ME 51 SIRIANË NË EGJE
Artikulli tjetërDËNOHET ME BURG KREU I GRUPIT TË TRAFIKUT TË KOKAINËS