Mediat vendase kanë publikuar të tjera detaje tronditëse, lidhur me sulmin në Universitetin e Arteve në Pragë, ku një 24-vjeçar ka ekzekutuar mbi 15 persona, e më pas ka vrarë veten. Referuar mediave atje, thuhet se policia ishte vënë në ndjekje të autorit, pasi kishin konstatuar se kishte vrarë të atin e tij, brenda në banesë.

Dyshimet e policisë ishin se ai mund të kryente vetëvrasje pas aktit të rëndë, ndërsa i ishin vënë pas duke shkuar në Universitet. Sipas mediave, policia u drejtua në një sallë auditori, ku autori do duhej të ishte për të ndjekur mësimin, pasi ishte studente në këtë Universitet.

Por, i riu nuk është futur në sallën ku do të mbahej lënda e mësimit, por në një tjetër auditor, duke u shpëtuar kështu efektivëve. Më pas ai është ngjitur në katin e katërt të godinës, ka hapur zjarr.

Artikulli paraprakSULMI ME TË PAKTËN 15 TË VDEKUR DHE MBI 30 TË PLAGOSUR NË PRAGË, REAGON RAMA
Artikulli tjetërPËRFUNDON TAKIMI I KRYESISË, BERISHA NJOFTON MBLEDHJEN E KËSHILLIT KOMBËTAR TË SHTUNËN