Policia publikon imazhin e terroristit dhe i bën apel publikut
Policia britanike ka publikuar një imazh të sulmuesit në Westminster Khalid Masood. Ai është i njohur më parë me emrat; Adrian Elms dhe Adrian Russell Ajao, por ka pasur edhe pseudonime të tjera. Zyrtarët e policisë kanë bërë thirrje për më shumë informacione rreth Masood. “Hetimi ynë fokusohet në të kuptuarit e motiveve të tij, përgatitjen dhe bashkëpunëtorët”, tha zv/komisioneri Mark Rowley. “Përderisa nuk ka prova për kërcënime të tjera, ne jemi të vendosur për të mësuar se në qoftë se ka vepruar plotësisht i vetëm, është frymëzuar nga propagandë terroriste, është inkurajuar është mbështetur nga të tjerë”, tha ai. Ai i bëri thirrje publikut që të jepte informacione mbi bashkëpunëtorët apo lëvizjet e kohëve të fundit të tij