Task-Forca e Policisë Rrugore në bashkëpunim me Policinë Rrugore Shkoder , mbështetur nga Patrullat e Përgjithshme të Policisë, kane zbarkuar ne Shkoder ne kuader te operacioneve per rritjen e ndergjegjesimit te qytareve per te zbatuar rregullat e qarkullimit Rrugor.

Specialist i Task Forces, Agron Mema, eshte shprehur se keto kontrolle vijne per te ndergjegjesuar komunitetin. Sipas Kryekomisar Agron Memes, pikerisht nisur nga statistikat e policise Rrugore ne Drejtorine e Policise se SHtetit, fale aksioneve te policise ka nje ulje te numrit te aksidenteve. Kontrolle jane ushtruar ne drejtim te: ecjes me shpejtesi mbi normat e lejuara, per ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve nën ndikimin e alkoolit dhe në gjendje të dehur, per parakalim i gabuar, drejtim mjeti pa leje drejtimi, pa vendosur rripin e sigurimit, apo duke përdorur celularin gjatë drejtimit të mjetit e të tjera shkelje të Kodit Rrugor.

Artikulli paraprakMALËSIA E MADHE, NJË MUNDËSI E MIRË PËR BIMËT MEDICINALE
Artikulli tjetërSUBVENCIONIMI DHE MBËSHTETJA E FERMERËVE, PRIORITET NË VAU DEJËS