Drejtoria e Policisë Rrugore, masa të shtuara në të gjithë vendin, përgjatë fundjavës, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, monitorimin e fluksit të lëvizjes së pushuesve drejt plazheve dhe kthimin e tyre në destinacion, duke shtuar patrullat rrugore përgjatë këtyre akseve, në bashkëpunim edhe me Patrullat e Përgjithshme dhe “Shqiponjat” që janë të planëzuara në zonat bregdetare.
Gjatë fundjavës, në të gjithë vendin, nga Policia Rrugore, si rezultat i shtimit të kontrolleve me radar e drager:
Janë pezulluar 159 leje drejtimi, nga këto:
• 37 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur,
• 94 për shpejtësi,
• 28 për qarkullim në sens të kundërt,
Po gjatë fundjavës janë arrestuar 28 drejtues mjetesh, nga këta:
• 13 për drejtim mjeti në gjendje të dehur,
• 15 për drejtim mjeti pa leje drejtimi,
Gjithashtu janë vendosur 4458 masa administrative, nga këto:
• 278 për mospërdorim të rripit të sigurimit,
• 308 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse,
• 666 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit,
• 238 për shpejtësi dhe manovra të rrezikshme në rrugë,
• 2011 për parkim të gabuar,
• 957 për shkelje të ndryshme.
Edhe gjatë javës shërbimet e Policisë Rrugore do vijojnë kontrollet në të gjitha rrugët urbane, interurbane dhe rurale me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Policia Rrugore apelon për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë të numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat, reagim të menjëhershëm e të paanshëm.