DVP Shkodër

Policia Rrugore e Shkodrës, masa të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë mjetet në mënyrë të parregullt.

Gjatë një jave, si rezultat i shtimit të kontrolleve me radar dhe dragera, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, të cilët kanë denoncuar në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë kapur 4 shtetas që drejtonin automjetet, pa leje drejtimi ose në gjendje të dehur, të cilët po procedohen në gjendje të lirë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt.”

Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë Rrugore, gjatë javës që lamë pas, janë vendosur 786 masa administrative, për shkeljet si më poshtë:

• 197 masa administrative për parakalime të gabuara;
• 46 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit;
• 14 masa administrative për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit;
• 47 masa administrative për mospërdorim të kaskave mbrojtëse;
• 2 masa administrative për perdorim te xhamave te erresuar dhe te riveshur ;
• 6 masa administrative për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;
• 115 masa administrative për pushim mjeti në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
• 359 masa administrative për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Shkodrës falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

Artikulli paraprakMBLEDHJA E ALIBEAJT PËR ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT, BERISHA: NUK KA ASNJË TAGËR NGA PD
Artikulli tjetërBANESAT SOCIALE, FAMILJARËT: TË MOS PAGUJMË QERA