Policia Rrugore e Shkodres, e angazhuar 24/7, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, në çdo aks të qarkut, për të parandaluar aksidentet dhe për të menaxhuar trafikun 🚔
Gjatë sezonit veror, kur fluksi i lëvizjeve në akset rrugore kryesore të Shkodrës dhe të zonave bregdetare është në kulmin e tij, Policia Rrugore ka përforcuar kontrollet dhe monitorimin. Me patrullime të shtuara dhe përdorim të teknologjisë së avancuar, fokuset kanë qenë rritja e parametrave të sigurisë rrugore dhe parandalimi i çdo lloj shkeljeje që mund të çojë në aksidente.
Gjatë 10 ditëve të fundit, në Qarkun Shkodër janë proçeduar penalisht 12 shtetas për drejtim mjeti në gjendje të dehur & pa leje drejtimi si dhe janë pezulluar 6 leje drejtimi.
Janë vendosur 717 masa administrative për shkelje të ndryshme, konkretisht:
•262 për parakalime të gabuara 🚗;
•30 për mosvendosjen e rripit të sigurimit 🚔
•19 për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit 📱🚗;
•27 për mosmbajtjen e kaskës mbrojtëse 🪖;
•18 për drejtim të mjetit, nën ndikimin e alkoolit 🍻🚫;
•16 për mungesë të polices se sigurimit ⚠️;
•78 për parkim të gabuar 🚫🅿️;
•320 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor ⚠️.
Policia Rrugore do të vijojë të jetë e pranishme në çdo aks të qarkut, me qëllimin e vetëm parandalimin e aksidenteve rrugore.
Policia apelon që të respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangni përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, parakalimet e gabuara, dhe të moderoni shpejtësinë.