Vijojnë kontrollet nga Policia Rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndërgjegjësimin e përdoruesve të rrugës, për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor.
Gjatë një jave, si rezultat i shtimit të kontrolleve, janë proceduar penalisht 4 drejtues mjetesh, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Janë pezulluar 15 leje drejtimi, nga këto 9 për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe 6 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë Rrugore, gjatë javës që lamë pas, janë vendosur 958 masa administrative, për shkeljet si më poshtë:
• 218 masa administrative për parakalime të gabuara;
• 241 masë administrative për tejkalim të normave të shpejtësisë ;
• 35 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit;
• 25 masa administrative për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit;
• 49 masa administrative për mospërdorim të kaskave mbrojtëse;
• 120 masa administrative për pushim mjeti në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
• 270 masa administrative për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.
Kontrollet do të vazhdojnë çdo ditë, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës.
Policia Rrugore e Shkodrës falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.🚔👮🏻♂👮🏻♀