Policia Rrugore e Shkodrës, e pranishme 24/7, në të gjitha akset rrugore të qarkut, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Shërbimet e Policisë monitorojnë pandërprerë akset rrugore në qendrat e qyteve, por jo vetëm, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, të loguara dhe të paloguara, me qëllim evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti, si edhe parkimet e gabura që bëhen pengesë për qarkullimin në qytet.

Ditët e fundit, kontrollet janë përqendruar në evidentimin e automjeteve me xhama të errësuar dhe ndëshkimin e drejtuesve që i vënë këto xhama, në kundërshtim me rregullat.

Gjithashtu, si rezultat i monitorimit të akseve rrugore të qarkut, me shërbime të shtuara dhe me pajisje të logjistikës bashkëkohore, 📈 janë ndëshkuar administrativisht në total 2674 drejtues mjetesh, të ndarë konkretisht:

•Janë ndëshkuar 95 drejtues mjetesh, për përdorim të xhamave të erresuar;

•Janë ndëshkuar 26 drejtues mjetesh, nën ndikimin e pijeve alkolike;

•Janë ndëshkuar 673 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;

•Janë ndëshkuar 32 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit;

•Janë ndëshkuar 36 drejtues mjetesh, për mungesë të polices së sigurimit;

•Janë ndëshkuar 133 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

•Janë ndëshkuar 150 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

•Janë ndëshkuar 999 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme;

•Janë ndëshkuar 530 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore.

Kontrollet e shtuara nga Policia do të vijojnë, në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, si edhe duke përdorur të gjitha mjetet bashkohore logjistike, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Policia Rrugore e DVP Shkodër, apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor,🚦🚸 të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin dhe të mos drejtojnë automjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Artikulli paraprakSPIROPALI FUT NË “KURTH” OPOZITËN, MAKINA MBËRRIN BOSH TEK OBORRI I KUVENDIT, KRYEPARLAMENTARJA FUTET NË SEANCË NGA HYRJA ANËSORE
Artikulli tjetërDEMOKRATËT NUK ARRIJNË TË BLLOKOJNË PLOTËSISHT HYRJEN E SOCIALISTËVE NË SALLË, NIS SEANCA NË KUVEND