Kontrolle intensive në të gjitha akset e qarkut, duke përdorur mjetet inteligjente, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore. Kontrollet intensive, me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës. Gjatë një jave: Është arrestuar 1 drejtues automjeti dhe janë proceduar në gjendje të lirë 36 drejtues automjetesh dhe motomjetesh, për veprën penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt”.
342 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara; 41 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për parakalime të gabuara; 41 drejtues automjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit; 64 drejtues motomjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse; 44 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore. Policia e Rrugore e Shkodrës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.