Kontrolle të shtuara nga Policia Rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe për të lehtësuar qarkullimin gjatë fashave të orareve me fluks të shtuar, për shkak të fillimit të vitit shkollor. Shërbimet e Policisë monitorojnë pandërprerë akset rrugore, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, me qëllim evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti. Gjatë 2 javëve të fundit, janë proceduar penalisht 27 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi.

Gjithashtu, si rezultat i monitorimit të akseve rrugore të qarkut, me shërbime të shtuara dhe me pajisje të logjistikës bashkëkohore: Janë ndëshkuar 994 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara; Janë ndëshkuar 137 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara; Janë ndëshkuar 42 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit; Janë ndëshkuar 92 drejtues motomjetesh për mosvendosje të kaskës mbrojtëse; Janë ndëshkuar 75 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit; Janë ndëshkuar 101 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore. Policia Rrugore e Shkodrës vijon kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Gjithashtu, apelon për zbatimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, në favor të jetës dhe shëndetit tuaj.

Artikulli paraprakKTHJELLIME DHE VRANËSIRA NË TË GJITHË VENDIN, SI PARASHIKOHET MOTI PËR SOT
Artikulli tjetërPROCESI I BERLINIT, RAMA: TA BËJMË RAJONI NJË TERREN TË LULËZUAR PËR NJERËZIT