Policia Rrugore vijon kontrollet në akset e Shkodrës në kuadër të masave për forcimin e sigurisë në rrugë.Blutë ishin përqëndruar paraditen e kësaj të Premte në lagjen “Skenderbeg”
ku në fokus të aksionit ishin automjetet me xhama të zinj, ato pa dokumentacionin përkatës dhe kontrollet në funksion të shqetësimeve të qytetarëve për transportin publik me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Gjithashtu mos vendosja e rripit të sigurimit dhe përdorimi i celularit gjatë drejtimit të automjetit nga shoferët ishin në fokusin e policisë së qarkullimit rrugor.
Ky aksion në terren mbështetet edhe nga policia e rendit me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në kuadër të masave për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe zbatimin e rregullave të kodit rrugor.
Policia Rrugore e Shkodrës do vijojë në mënyrë të pandërprerë kontrollet “Blic” dhe të përqendruara në të gjitha rrugët e Shkodres, duke përdor mjetet logjistike Drager e Radar,
si dhe do vijojë kontrollet në brendësi të lagjeve të qytetit për t’ju ardhur në ndihmë banorëve të cilët kanë shprehur shqetësim për parkimet e gabuara, për mjetet e lënë në rrugë për një kohë të gjatë etj.
Njëkohësit Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo shkelje të konstatuar duke i garantuar për reagim të shpejtë e të paanshëm.
Policia Rrugore në D. V. P Shkodër do të kontrolloje në vazhdimësi drejtuesit e mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor dhe do të ndëshkojë maksimalisht shkeljet që janë premisë dhe rrezik i shtuar për ndodhjen e aksidenteve rrugore.