Policia ruse arreston 4 terrorristë të ISIS. Do të kryenin sulme në Moskë

Në Moskë janë arrestuar katër persona të dyshuar si terroristë, anëtarë të një grupi të lidhur me ISIS. Lajmi është konfirmuar nga sjhërbimet ruse të sigurisë, të cilët thanë se katër të arrestuarit po përgatoisnin atentate duke pasur si objektiv rrjetin e transportit në kryeqytetin rus, me bomba artizanale. Shërbimet sekrete ruse sqarojnë se të katërt merrnin urdhëra nga drejtues të lartë të Isis në Siri ku dhe do të ishin kthyer pasi të kishin kryer atentatet. Të arrestuarit janë shtetas rus dhe me origjinë nga vendet e Azisë qendrore. Autoritetet ruse theksojnë se gjatë kontrollit në banesat e të arrestuarve është gjetur ndër të tjera një laborator për prodhimin e eksplozivëve, një bombë artizanale gati për përdorim si dhe armë zjarri automatike, municione, granata, materiale dhe video të karakterit ekstremist dhe terrorist.

Artikulli paraprakLLALLA DHE 3 MINISTRA NXJERRIN UDHËZIM TË RI PËR KANABISIN
Artikulli tjetërVAJI I PALMËS, AKU: KONTROLL TË GJITHA PRODHIMEVE TË QUMËSHTIT