Policia e Elbasanit ka sekuestruar një arsenal municionesh luftarake, me fishekë dhe granata luftarake, në fshatin Godolesh.
Sekuestrimi – Me marrjen e informacionit nga qytetarët policia ka organizuar punën për krehjen e zonës, ku u gjet dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 15 arka me municion luftarak, fishekë pistolete dhe automatiku, si dhe 12 granata dore.
Dyshimet e policisë – Dyshohet se si rezultat i kontrolleve të shtuara ditët e fundit nga Policia e Elbasanit në banesa, objekte të braktisura , magazina apo tunele, personat që mund ti kenë pasur këto municione i kanë fshehur në këtë zonë me qëllim shmangien e kontrollit të Policisë.
Ndërkohë blutë e Elbasanit janë duke vijuar punën për identifikimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.