Nga shërbimet e Komisariatit Shkodër dhe Malësi e Madhe, u bë arrestimi në flagrancë për shtetasit :
-Cesk Guri, 19 vjeç, banues në Shkodër.
-Kristian Botinaj, 21 vjeç, banues në Malësi e Madhe.
-R.P., 17 vjeç, banues në Shkodër.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, gjatë kontrollit në mjetin auto-veturë tip « Seat », me targe AA 053 GK, me të cilën po udhëtonin, është gjetur :Një automatik AK-47, me krehër dhe fishekë.Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Kristian Botinaj u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale : 1(një) pushkë 20-she. 1(një) automatik AK-47. 1(një) automatik Sharrs.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale « Mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak », parashikuar nga Neni 278 dhe 25 të Kodit Penal.