Drejtoria e policisë vendore Shkodër ka bere publike te dhënat ndaj luftës se lendeve narkotike gjate këtij viti.Drejtori i policisë Lorenc Panganika thekson se Kanabisi vazhdon te jete një nga çështjet kryesore te kësaj drejtorie e cila këtë vit ka një bilanc me pozitiv se viti qe lame pas.
Për Star Plus, Panganika nënvizon se ne shkalle qarku janë evidentuar 1703 parcela dhe jane asgjësuar 285 e 468 rrënje duke zbuluar ne këtë mënyre 222 raste me shume se ne vitin 2014. Drejtori i policisë Shkodër pranon se raporti i kapjes se autoreve vazhdon te jete një problem vetëm 26 raste me autore, numër i cili sipas tij le për te dëshiruar. Aktualisht policia e Shkodrës ka shpallur 12 persona ne kërkim me akuzën “mbjellje dhe prodhim te lendeve narktotike”. Ndërkaq puna e efektiveve te policisë Shkodër është përqendruar ne ambientet e mbyllura ne sera.Për vitin 2015 drejtoria e policisë vendore njofton se janë zhvilluar me shume se 680 operacione per asgjësimin e bimëve narkotike ku kane marre pjese 2928 forca policore .