Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ilir Proda janë nisur drejt spitalit të Traumës në kryeqytet për të vizituar policët e lënduar sot gjatë protestës së opozitës.
Drejt policëve të cilët kanë formuar kordonë sigurie përreth institucioneve të shënjestruara nga protestuesit është hedhur molotov, i cili ka dëmtuar disa prej tyre.
Raportohet se të lënduar nga protesta mbetën 12 punonjës policie.
Gjatë konfrontimit mes policisë dhe protestuesve është hedhur edhe një sasi e konsiderueshme gazi lotsjellës.