Dy persona të cilen kishin dalë për të peshkuar, rrezikuan të mbytet në hapesiren ujore mes Shëngjinit dhe Tales. Rasti u regjistrua mesditen e së mërkures dhe sapo janë njoftuar se në hapësirën ujore ndërmjet Shëngjinit dhe Tales, për shkak të dallgëve të larta të detit, kishin mbetur të bllokuar, ndërkohë që peshkonin, 2 shtetas, shërbimet e Policise Kufitare Shëngjin janë nisur për të ofruar ndihmë.Si rezultat janë lokalizuar, marrë në mjetin lundrues të Policisë Kufitare dhe transportuar në portin e Shëngjinit, shtetasit Gj. L., 56 vjeç, dhe S. L., 43 vjeç, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Gjithashtu, është tërhequr në hapësirën e portit, mjeti ujor me të cilin ata peshkonin.Dy shtetasit kanë falënderuar shërbimet e Policisë Kufitare për gatishmërinë dhe ndihmën e ofruar menjëherë, ndersa Policia e Shtetit apelon që në çdo rast nevoje të kontaktohet me strukturat e saj, sepse reagimi dhe ndihma do të jenë të menjëhershëm.

Artikulli paraprakGJYKATA KUSHTETUESE PRANON KËRKESËN E RITHEMELIMIT
Artikulli tjetërRAMA: OPOZITA BLLOK ME FLETË TË NDARË KUNDËR MEJE! NË 2025 REZULTATI DO TË JETË MË I THELLË NË DËM TË TYRE