Mbetën të bllokuar te liqeni i Shtrazës, si pasojë e problemeve shëndetësore gjatë eksplorimit, Policia iu shkon në ndihmë 2 turistëve belgë.

Operacioni për lokalizimin dhe dhënien ndihmë 2 turistëve në terrenin e vështirë malor, zgjati 4 orë dhe u krye nga SPK Grabom dhe PKK Bashkim, në bashkëpunim me Policinë malazeze.

Mëngjesin e sotëm, sapo janë njoftuar se 2 turistë belgë kërkonin ndihmë sepse kishin shfaqur probleme shëndetësore gjatë eksplorimit të liqenit të Shtrazës në Lëpushë, SPK Grabom dhe PKK Bashkim, në bashkëpunim me Policinë malazeze (për shkak se lokacioni ishte më i aksesueshëm nga Mali i Zi), kanë organizuar punën për të gjetur dhe ndihmuar turistët.

Pas 4 orësh kërkime në një terren shumë të vështirë malor, ata janë gjetur dhe janë transportuar në spital, për të marrë asistencë mjekësore.

2 turistët janë aktualisht në gjendje të mirë shëndetësore. Ata kanë falenderuar punonjësit e Policisë për gatishmërinë dhe humanizmin e treguar.

Artikulli paraprakDY VATRA ZJARRI NE THETH, BASHKIA MOBILIZON INSTITUCIONET PER NDERHYRJE
Artikulli tjetërNUK DUHET TË KENI FRIKË NGA RREZIKU, POR…ÇFARË THONË YJET PËR JU SOT