Një samit mes shefave të policive të vendeve të Kombeve të Bashkuara është duke u zhvilluar aktualisht në selinë e OKB-së në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara
. Atje është i ftuar si pjesëmarrës edhe drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, një samit që është përshëndetur edhe nga zëvendëssekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Jan Eliasson. Samiti ka në qendër rritjen e rolit të policisë së vendeve të Kombeve të Bashkuara dhe forcave të zbatimit të ligjit në misionet paqeruajtëse kudo në botë. Samiti “UN COPs” zhvillohet nën moton “Shërbe dhe mbro, të ndërtojmë paqen dhe sigurinë”. Në të pritet të diskutohet mbi sfidat globale të krimit dhe operacionet paqeruajtëse të OKB-së, për rritjen e profesionalizmit dhe eliminimin e boshllëqeve, si dhe për ecurinë në të ardhmen të kësaj trupe (UN COPs).