Policia në Suedi ka ndaluar një person, nën dyshimin se ka komplotuar për të kryer “krime terroriste”, njoftoi prokuroria suedeze.
Radio suedeze tha se personi ishte nga Uzbekistani, ndërkaq e përditshmja Aftonbladet, citoi disa burime, të cilat kanë thënë se policia po heton lidhjen e të dyshuarit me Rakhmat Akilov, një terrorist uzbek, i dënuar për vrasjen e pesë personave në Stokholm më 2017.
Në deklaratë, policia tha se ky person u ndalua të mërkurën, derisa po voziste në qytetin Ostersund, dhe u paraburgos për shkak të dyshimeve të një komploti për të kryer vrasje.
Zëdhënësi i policisë nuk pranoi të tregojë kombësinë e të dyshuarit.
“Ne po zhvillojmë marrjen në pyetje dhe rishikim e dëshmive” tha ai