Policia turke ka arrestuar gjashtë persona pas vrasjes së ambasadorit të Rusisë, Andreit Karlov.

Ndërkohë që burime të sigurisë thanë se hetimet janë zgjeruar edhe tek të afërmit e ish-policit, i cili pasi kreu krimin tha “Mos harroni Alepon”. Nëna, babai, motra dhe dy të afërm të tij u mbajtën në provincën perëndomore të Aydin, ndërsa shoku i tij i shtëpisë u arrestua. 22 vjecari Mevlut Mert Altintas, i cili kishte punuar më parë në radhët e policisë në Ankara, u vra pas krimit. Trupi i pajetë i Andreit Karlov u dërguan në Moskë me një ceremoni të zhvilluar në aeroportin e Ankarasë. Një zyrtar i lartë i sigurisë turke tha se hetuesit janë përqëndruar nëse Altintas kishte lidhje me klerikun Fetuhllah Gulen, të cilin Ankaraja e akuzon për grusht shteti të dështuar. Ndërkohë Gulen ka mohuar përgjegjësinë për grusht shteti dhe sulmin e të hënës dhe ka dënuar ngjarjet.

Artikulli paraprakSTUDIMI/ 28% E POPULLSISË NË 2015 JANË LARGUAR NGA SHQIPËRIA
Artikulli tjetërSHPËRTHIM NË TREGUN E FISHEKZJARRËVE NË MEKSIKË, 29 VIKTIMA E 72 TË PLAGOSUR