Efektivë të Policisë së Shtetit u kanë bërë thirrje protestuesve të lirojnë rrugët, në mënyrë që të vijojë normalisht normalisht qarkullimi i mjeteve, pasi bllokimi i mjeteve dënohen me ligj.
Megjithatë, pavarësisht apelit të Policisë së Shtetit, deputetët e opozitës që qëndrojnë në krye të mosbindjes civile, janë shprehur se ata nuk i binden “regjimit”.
Po çfarë parashikon Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë?
Kodi Penal, konkretisht Neni 293 “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” parashikon që bllokimi i rrugëve dhe qarkullimit të mjeteve të kategorive të ndryshme dënohet me gjobë deri në tre vite burg.
“Vënia e pengesave dhe ndalimi me çdo mjet e mënyrë i qarkullimit të mjeteve të transportit automobilistik, hekurudhor, ujor e ajror, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet”, thotë ligji.