Policia vendore e Shkodrës me automjetet e saj i ka paraprirë makinave të tifozëve të Vllaznisë. Nën sirenat e policisë, efektivët bashkë me tifozët kuqeblu bënë një xhiro në rrugët kryesore të qytetit të Shkodrës si një mesazh përpara ndeshjes të rëndësishme me Egnatian. Si rrallë herë sirenat e policisë gumëzhitën në Shkodër jo për ndonjë ngjarje të rëndë por si një mbështetje për Vllazninë për të thënë se edhe policët e Shkodrës janë me zemër pranë kuqebluve sepse disa prej tyre nuk mund të jenë në stadiumin “Air Albania” për shkak se duhet të shërbejnë në krye të detyrës.

Artikulli paraprakBIDEN DHE TRUMP QËNDRIME TË FORTA LIDHUR ME TARIFAT MBI MALLRAT KINEZE
Artikulli tjetërCAMEROON NË TIRANË, SHPALL PLANIN BRITANIK PËR LUFTËN NDAJ KRIMIT TË ORGANIZUAR SHQIPTAR