Shkodër. Vijon zbatimi i planit të masave “TISPOL”, për “Rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në fundjavë”.

Task Forca e Policisë Rrugore Tiranë, në bashkëpunim me Policinë Rrugore Shkodër , mbështetur nga F.N.Sh Shkodër dhe Patrullat e Përgjithshme , gjatë 24 orëve të fundit ka operuar në territorin e Policisë Vendore Shkodër. Objekti i punës: Ndëshkim për tejkalim mbi normat e lejuara të shpejtësisë, ndëshkimi i drejtuesve të mjeteve nën ndikimin e alkoolit dhe në gjendje të dehur, parakalimi i gabuar, drejtim mjeti pa leje drejtimi, pa vendosur rripin e sigurimit, apo duke përdorur celularin gjatë drejtimit të mjetit e të tjera shkelje të Kodit Rrugor. Si rezultat gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, janë arritur këto rezultate : Janë arrestuar në flagrancë shtetasit A.B., për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe L.A. për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Janë pezulluar 36 leje drejtimi, konkretisht: 30 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara konstatuar me Radar. 6 leje drejtimi të pezulluara për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, konstatuar me Drager. 46 drejtues mjetesh u ndëshkuan me masë plotësuese dhe u dërguan për gjykim në OASH-Shkodër. U vendosën 25 masa administrative për shkelje të ndryshme si mos përdorim të sistemeve të fiksimit( kryesisht rripi i sigurimit) dhe përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit. Në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme dhe F.N.Sh. Shkodër u kontrolluan 5 lokale nate. Gjithashtu dhe në Shkodër u bë pilotimi i kamerave të trupit të punonjësit të Policisë. U këshilluan shumë drejtues mjetesh për të shtuar kujdesin gjatë drejtimit të mjetit

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakBEN BLUSHI: REFERENDUMI ESHTE NUL, NUK EKZISTON
Artikulli tjetërAKSIDENTI TRAGJIK NË ITALI U MERR JETËN DY SHQIPTARËVE