Policia vret dy militantë të ISIS

Dy terroristë të ISIS u vranë nga policia në kryeqytetin e Arabisë Saudite në Riad pas përplasjes me arme zjarri. Dy terroristët kishin me vete jelekë me eksplozive që kishin për qëllim të hidhnin vetën në erë për të shkaktuar viktima. Beteja në rrugë filloi në orët e mëngjesit, në veri të Riadit dhe pamjet janë filmuar nga kamerat amatore Agjencitë e sigurisë kishin marrë informacion se një grup militantësh të ISIS po përgatisnin eksplozivë dhe kur policia u kërkoi të dorëzohen, ata nisën të qëllonin. Policët u kundërpërgjigjën, duke i asgjësuar në një shkëmbim zjarri në mes të rrugës.

Artikulli paraprakBURRI VRET GRUAN, 3 FËMIJËT DHE VETËDIGJET NË SHTËPI
Artikulli tjetërNDËRRON JETË ISH-PRESIDENTI