Policia zbardh vjedhjen e ndodhur në Minierën e Munellës.Identifikohen dhe kapen autorët e dyshuar të vjedhjes me dhunë.Arrestohen 2 nga autorët e dyshuar të kësaj ngjarje, si dhe shpallet në kërkim një tjetër.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale kabulli i vjedhur në Minierë, në vlerën 6 milion lekë të vjetra.

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë pas një pune intensive hetimore është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Florian Bunaj, 28 vjeç, banues në Lezhë,Lek Marku, 20 vjeç, banues në fshatin Kimëz, Pukë.

Nga kryerja e veprimeve hetimore rezultoi se me datës 10.09.2018, këta shtetas në bashkëpunim me shtetasin B. M. 35 vjeç banues në Pukë, i cili u shpall në kërkim, dyshohet se nën kërcënimin e armës kanë vjedhur një sasi kabulli në Minieren e Munellës.

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje, gjetjen dhe sekuestrimin e provave të tjera.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprën penale “Vjedhje me dhunë” parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakGJENDET NË KANAL TRUPI I PA JETË I NJË 73-VJEÇARI
Artikulli tjetërKAPET ME MIJËRA EURO TË FALSIFIKUARA, POLICIA ITALIANE ARRESTON 42-VJEÇARIN SHQIPTAR