Me datë 22.02.2018 rreth orës 17:00,  salla operative ka marrë një njoftim se afër portës hyrëse të  një fushe sportive, një shtetas i është afruar trajnerit të vllaznisë, E.Gj, i cili ka qënë në shoqërimin e një shtetasi tjetër të quajtur G. L, dhe e ka sulmuar duke goditur me grusht.

Trajneri i Shkodrës është shmangur duke kundërvepruar ndaj sulmuesit dhe në ato momente ka rënë tokë.Pas kësaj personi  është larguar me vrap, ku në ikje e sipër është vënë re në dorën e tij një mjet prerës në dukje si thikë.

Shërbimet  e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punohet për kapjen e këtij të fundit

Artikulli paraprakSULMOHET ME THIKE TRAJNERI I VLLAZNISE ERNEST GJOKA
Artikulli tjetërINCIDENTI ME ERNEST GJOKEN,REAGON BASHKIA SHKODER