Efektivja, Ina Nuka, që humbi gishtat e dorës nga shpërthimi i një kapsolle gjatë protestës së sotme para Kuvendit do të niset sot drejt Stambollit.

Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama në një postim në Instagram, ku tha se do ti nënshtrohet operacionit.

Rama: Ina është një vajzë fantastike, që i përballon me buzëqeshjen e njeriut superkurajoz pasojat e krimit brutal mbi të. Në Policinë e Shtetit ajo s’ka hyrë për të bërë një punë, po për një pasion të ushqyer me nota të larta në shkollë, e me stërvitje të përditshme në vijim.

Sapo i thashë se gjithçka po bëhet gati për një operacion të gjatë e të vështirë në Stamboll dhe do ta nisim nesër (Sot). Më kërkoi t’i premtoj se kur të rimarrë kontrollin mbi duart, do të bëjmë një ndeshje. Patjetër Ina, të shkuara dhe krenar për ty.

24-vjeçarja, efektive e repartit “Shqiponja”, duke treguar momentin e plagosjes tha se kapsolla i plasi në dorë ndërsa po e largonte nga qafa.

Ishim me shërbim te Parlamenti për protestën. Situata agravoi dhe turma nisi të shtynte. Isha në rreshtin e dytë dhe një nga këto plasëset më ra në trup dhe u mundova ta shmang me dorën e djathtë, pasi e kisha në pjesën e qafës” ka treguar Nuka.

Artikulli paraprakRRËFIM – FERID BERBERI
Artikulli tjetërTRADITA SHQIPTARE E KULINARISË UDHËTON DREJT BELGJIKËS