Prej 1 qershorit poliklinika e specialiteve në Shkodër “Bahri Kopliku” do të zhvendoset pranë spitalit rajonal të Shkodrës. Kjo pasi nga 1 qershori nis rikonstruksioni i plotë i poliklinikës nga një investim i qeverisë shqiptare. Drejtori i poliklinikës, doktor Egir Lezha bën të ditur se të gjithë qytetarët pas 1 qershorit duhe të vijnë pranë spitalit rajonal për shërbimet e poliklinikës duke qenë se zhvendoset aty.
I pyetur nëse zhvendosja e poliklinikës tek spitali do të krijojë kaos në këto 6 muaj gjatë punimeve, drejtori Lezha thotë se shërbimet do të merren në mënyrë të njëjtë pa problem.
Rikonstruksioni i poliklinikës së specialisteteve në Shkodër do të jetë i plotë ndërsa nga ky investim do të ketë edhe blerje të pasijeve të ndryshme bën të ditur Lezha.
Investimi i poliklinikës së specialitetve i qeverisë shqiptare është në vlerën 116 milion lekë. Pritet që me këtë investim kjo godinë të rehabilitohet plotësisht dhe të transformohet me synim për të riorganizuar shërbimet që jepen aty. Ajo që pritet është që në përfundim të punimeve në fund të këtij viti të ofrohen 13 shërbime specialitetesh të ndryshme për qytetarët.