
Çdo ditë, një numër i konsiderueshëm qytetarësh paraqiten në spital për kontrolle mjekësore, duke krijuar një fluks të madhe pacientësh. Nisur nga kjo situatë, shefi i urgjencës në spitalin rajonal të Shkodrës, Ardian Dajti i bën thirrje qytetarëve që të drejtohen fillimisht tek poliklinika për shërbime mjekësore të zakonshme. Kjo synon të lehtësojë ngarkesën në spital dhe të sigurojë që aty të trajtohen vetëm rastet që janë në gjendje të rënduar të cilat kanë nevojë për trajtim urgjent.
Kjo ndodh për shkak se një pjesë e qytetarëve nuk janë në dijeni të shërbimeve që ofrohen në poliklinikën e qytetit, thekson Dajti.
Qytetarët shkodran dhe jo vetëm mund të marrin shërbimin e duhur në kohë në poliklinikën e qytetit duke shmangur mbingarkesën dhe duke lenë të trajtohen në spital vetëm rastet e rënda.