Qe nga muaji janar Drejtoria e Spitalit te Shkodres ka pajisur Polikliniken e qytetit me aparaturen e leshimit te numrave te radhes me qellim qe te gjithe pacientet te marrin sherbimin sipas numrit te tyre perkates.
Por nderkohe jetegjatesia e kesaj aparature ka zgjatur me pak se tre muaj pasi prej 2 javesh ajo ndodhet jashte funksioni duke bere qe qyetetaret te perballen serish me konfuzionin e rradheve te pritjes. Numri i qytetareve qe i drejtohen Poliklinikes se qytetit eshte mjaft i larte, ndaj si rezultat i kesaj jo ne pak raste radhet e gjate te pritjes jane shoqeruar me konfuzion dhe pakenaqesi tek pacientet. Por me ofrimin e ketij sherbim ne muajin Janar ku cdo pacient pajisej me numrin e tij perkates, situate pati permiresim te ndjeshem jo vetem per qytetaret por edhe per stafin mjeksor te poliknikes. Por tashme me prishjen e aparatures rikthehemi serish ne te njejten situate ku qytetaret jane te detyruar jo vetem te presin me ore te tera ne radhe por madje pritja te shoqerohet me konfuzion ne te gjtha sherbimet dhe specialitetet.