PËR GJITHË QARKUN E SHKODRËS EKZAMINIMI KRYHET NË SPITALIN RAJONAL. Qendra e ekzaminimit per kancerin e gjirit prane Poliklinikes se Specialiteteve ne qytetin e Shkodres eshte jashte funksionit.

Prej ditesh aparatura qe kryen ekzaminimin ka pasur probleme dhe nuk funksionon. I vetmi lajmerim eshte ai ne deren e mamografise ku thuhet se “aparatura eshte jashte funksionit dhe per ekzaminim duhet ti drejtoheni Spitalit Rajonal te Shkodres”. Nderkohe ne hyrje jane te shpallur oraret kur kryhet nje mamografi ne poliklinike. Ne fakt kjo nuk eshte hera e pare qe kjo aparature ka pasur probleme dhe ka dale jashte funksionit megjithate duket se nuk ka gjetur zgjidhjen e duhur perderisa vazhdon te kete probleme. Ne te gjithe qarkun jane vetem dy qendra ku mund te kryhet ekzaminimi per kancerin e gjirit prane Poliklinikes dhe Spitalit nderkohe aktualisht funksionon vetem ajo prane spitalit dhe mbetet per tu diskutuar se sa i perballueshem eshte fluksi i ekzaminimeve per mamografi ne nje qender nga per te gjithe Qarkun e Shkodres

STAR PLUS TV

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/YGkRiNXptuw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]

Artikulli paraprakRRUGA” BESNIK SYKJA” BLLOKOHET NGA PARKIMET
Artikulli tjetërBASKETBOLL, VLLAZNIA RIKTHEHET TEK FITORJA