ZAJA: INTERESI I GRAVE PËR EKZAMINIM VAZHDON TË JETË I ULËT. Pas me shume se dy muajsh jashte funksionit kete te hene aparatura e mamografise prane Poliklinikes se Specialiteteve ne qytetin e Shkodres eshte vene ne funksion. Tekniku i radiologjise Dritan Zaja tregoi se problemi eshte zgjidhur dhe priten grate per ekzaminim. Megjithate Zaja ka treguar se interesi ne pergjithesi i grave per te kryer kete lloj ekzaminimi eshte i ulet.

Tashme kjo aparature eshte vene ne funksion dhe pritet qe grate mbi moshen 40 vjec pavaresisht nese kane apo jo simptomat e nje kanceri te mundshem te gjirit te ekzaminohen paraprikisht ne menyre qe te arrijne te parandalojne apo kurojne ne kohe kete semundje.

Artikulli paraprakFUSHË ARRËZ PERKUJTOHET 20 VJETORI I ARDHJES SE MURGESHAVE 
Artikulli tjetërTwitter lejon dërgimin e mesazheve direkte tek secili përdorues