Ka përfunduar trajnimi 3-mujor i studentëve të degës Gazetari-Komunikim të universitetit “Luigj Gurakuqi” me temë “Të zhvillosh mendësinë investigative në epokën dixhitale”. Trajnimi u mbajt nga këshilltari ndërkombëtar për median Michael Alexander, në departamentin e Gazetarisë.

Sipas këshilltarit ndërkombëtar Alexander, politika po pengon zhvillimin e gazetarisë investigative në Shqipëri.

Michael Alexander ka shpresë së brezi i gazetarëve të rinj mund të japë kontribut të madh sa i përket gazetarisë investigative.

Në fund të trajnimit “Të zhvillosh mendësinë investigative dixhitale” u ndanë çertifikatat për të gjithë studentët pjesëmarrës të degës gazetari-komunikim në universitetin e Shkodrës

Artikulli paraprakPASTRIMI I KANALEVE KULLUESE NË DAJÇ
Artikulli tjetërSHKODËR, UNIVERSITETI MARRËVESHJE PËR TREGJET FINANCIARE