Autoritet më të larta të shtetit shqiptar, kanë qënë në Shkodër për këtë ngjarje të shënuar për mbarë kombin.
Presidenti nishani, ministra të kabinetit qeveritar, kreu i kuvendit Meta, deputetë të parlamentit shqiptar, kanë ndjekur meshën e shenjtë në katedralen e shën shtjefnit në Shkodër. Mesazhe mirënjohje dhe respekti, përulje për këto martirë ishte kryefjalë e mesazheve të autoriteteve prezente. Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, me shumë emocion për këtë ngjarje, u shpreh se sakrifica e martireve për një vend më një të ardhme të ndritur vijon ende. Të pranishëm në meshën e lumturimit të martirëve, veç kardinalit Angelo Amato, i cili është dhe udhëheqësi i këtij procesi, do të jenë dhe një sërë klerikësh të lartë të ardhur nga vende të ndryshme të botës, për të nderuar figurën e 38 martirëve shqiptarë, të cilët u ekzekutuan nga regjimi komunist.