BASHA: TURPI I SHKON RAMËS. RAMA: PS E PËRJASHTON, PD E SHIJON.
Kryeminsitri I Shqiperise, z.Edi Rama ka reaguar sot pas shumë akuzash nga Partia Demorkatike e opozites për heshtjen e shefit te qeverise, lidhur me skandalin e ngacmimit seksual në zyrën e punës Sarandë.
Në një status në Twitter Rama shkruan se policia e arrestoi autorin, zyra e deputetit u distancua prerazi ndërsa PS e përjashtoi brenda ditës. Rama thekson se e keqja s’ka parti dhe s’ka vend në PS dhe qeveri. Më tej ai akuzon opozitën se po e shijon këtë skandal.
“Policia e arreston. Zyra e deputetit distancohet preraz. PS e përjashton. E gjitha brenda ditës! Për ne e keqja s’ka parti dhe s’ka vend mes nesh. Kurse PD e shijon duke e ripërtypur ne mensën e SHQUP-it, ku gatuhet përditë gjella e fëlliqur e një politike te vjetër e të ulët #VajmedetPD”- shkruan Rama.
Edhe deputeti Socialist Erion Braçe e ka konsideruar ngjarjen e Sarandes, si neveritëse dhe krim shumë të rende.
Në një mesazh të publikuar në FB, Brace shkruan se tentativat mediatike për të akuzuar politikisht policinë me qëllimin e qartë për të implikuar qeverinë, as që i duhen kujt!
Ky krim ka një “krim binjak”, por në një nivel shumë më të lartë, rang ministri! shkruan Brace.
Ndaj ketij skandali ka reaguar serish edhe lideri I PD-se, Lulezim Basha. Edhe ai, nepermjet një postimi në “Facebook”, shkruan se medlja e turpit i shkon kryeministrit Rama për sistemin që ka ngritur.
“Medalja e turpit i shkon e gjitha Edi Ramës për sistemin qe ka ngritur. Skandali i kërkimit të favorit seksual me një të mitur në këmbim të një vendi pune, ka ndodhur në zyrën e Partisë Socialiste.
PO ashtu, nga selia e PD-se, ka reaguar edhe koordinatori për çështjet ligjore Ervin Salianji.
Sipas tij Edi Rama, Ilir Meta, Koço Kokëdhima, oligarkët e Shqipërisë, treguan se cila është fytyra e tyre e vërtetë, dhe deri ku shkojnë ata për të kënaqur interesat, orekset dhe epshet e tyre, duke shfrytëzuar pushtetin që kanë.
Një ditë më parë televizioni informativ News24 transmetoi një video ku tregohej se si Agron Cane, sekretari i deputetit Koço Kokëdhima i kërkonte një gruaje seks me te bijen 14-vjeçare, në këmbim të një vendi pune.