Me rastin e festës së krishtlindjes krerët e politikës në Shqipëri përcollen mesazhe urimi. Përmes një statusi në facebook Presidenti Ilir Meta tha se një urim i veçantë shkon për shqiptarët që humbën të afërmit gjatë tërmetit të 26 nëntorit.
“GËZUAR KRISHTLINDJEN!
Të dashur motra e vëllezër,
Jam shumë i lumtur t’u bashkohem sot festës dhe urimeve tuaja më të ngrohta për Ditën e Bekuar të lindjes së Krishtit.
Begati, mirëqenie, mbarësi, lumturi dhe suksese për Ju dhe familjet Tuaja!
Një urim të veçantë kam për të gjithë ata të cilët gjatë këtij viti humbën më të dashurit e tyre, përballuan dhimbje të mëdha, vuajtën nga sëmundjet, skamja, mjerimi, indiferenca dhe papunësia.
Dashuria, gëzimi dhe paqja mbizotëroftë kurdoherë në zemrat dhe vatrat e tyre të ngrohta familjare!”
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët e krishterë përmes një fotoje ku shkruan “Gëzuar Krishtlindjet!”
Ndërsa kryetari I partisë demokratike Lulzim Basha nga kasha ortodokse në Durrës përmes një komunikimi me mediat ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë shqiptarë, kryesisht ato familje të goditura nga tërmeti I 26 nëntorit.
Kryetarja e LSI Monika Kreymadhi nga Katedralja Ortodokse në Tiranë tha se pas ditëve të vështira 26 nëntorit, të gjithë kanë nevojë për ngjyrat e Krishtlindjes, dhe të ndjenjës së solidaritetit që Zoti tregoi me njerëzimin.