Në prag të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, anëtarët dhe përfaqësuesit e Shoqatës së para dhe tetraplegjikëve të Shkodrës kanë intensifikuar kërkesat e tyre për trajtimin e kësaj shtrese.
Kryetarja Gjina Ndou shprehet e zhgënjyer nga premtimet e shumta, ndërsa thotë se asnjëra prej forcave politike nuk ka një program se si do të mbështesë numrin e lartë të invalidëve. Rritja e masës së pagesës për para dhe tetraplegjikët mbetet gjithashtu kërkesë parësore, e cila ndër vite nuk ka njohur përmirësime të dukshme.
Në rrethet Shkodër dhe Malësi e Madhe në shoqatë janë 147 para dhe tetraplegjikë të regjistruar. Kërkesat e tyre kanë qenë të vazhdueshme, kryesisht për mbulimin e transportit urban që u mundësua gjatë muajve të fundit dhe mbështetjen me medikamente.