Politikanët shqiptarë kanë uruar ditën e shënjtërimit të Nënë Terezës përmes postimeve në rrjetet sociale. I pari që ka uruar këtë 3-vjetor të ceremonisë së shëntërimit të bamirëses Nënë Tereza ishte presidenti Ilir Meta I cili përmes shkrimit të tij shprehet:

Me madhështinë e thjeshtësisë së saj, Shën Nënë Tereza është frymëzimi që na nxit çdo ditë për të bërë gjëra të vogla me dashuri të madhe, për të hapur horizonte të reja shprese dhe lumturie, për të ndërtuar një Shqipëri më të drejtë, sociale, e pranë halleve të përditshme të qytetarëve. Ashtu siç na porosit e bekuara dhe e Shenjta Nënë Terezë:

“Dashuria s’mund të mbetet vetëm. Dashuria duhet të vendoset në veprim dhe ky veprim është shërbimi. E djeshmja iku. E nesërmja nuk ka ardhur. Ne kemi vetëm të tashmen. Le të fillojmë!”, shkruan Meta.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka uruar ditën e shënjtërimit të Nënë Terezës ëprmes një fotoje të veçantë ku shkruan:

Gëzuar ditën e shënjtërimit të Nënë Terezës
Kryedemokrati Lulzim Basha ka përkujtuar 3-vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës. Përmes një postimi në rrjetet sociale Basha shprehet se i ka ende të gjalla emocionet e

shenjtërimit të Nënë Terezës. Ai shkruan se sot pas tre vitesh jemi njësoj krenarë veçse më në vështirësi, më në borxh me trashëgiminë e Nënë Terezës. Ai thotë se kjo është një ditë reflektimi për ditët dhe kohët e vështira që janë ulur këmbëkryq në mijëra vatra familjare shqiptare.
Në postimin e tij Basha shkruan:

Sot pas 3 vitesh ndihemi njësoj krenarë si atë ditë, veçse më në vështirësi, më në borxh me trashëgiminë e Nënë Terezës. Sot është një ditë reflektimi për ditët dhe kohët e vështira që janë ulur këmbëkryq në mijëra vatra familjare shqiptare. Sepse kur nuk të

bëhet më vonë për fatin e një njeriu, nuk të bëhet më vonë për fatin e të gjithëve. Këto vështirësi shoqëria shqiptare nuk i meriton, megjithatë, ne jemi populli i Nënë Terezës, e cila na ka lënë si testament edhe letrat e saj, ku na rrëfen se si duhet të përballojmë dyshimin dhe mungesën e shpresës.

Artikulli paraprakSHKODËR, KRENOHEMI ME SHËN NËNË TEREZËN
Artikulli tjetërVIHET NË PROVË ZJARRËFIKËSI, I DJEGIN ME QËLLIM KAPANONIN