Urimet për këtë festë të veçantë të besimtarëve të Krishterë i ka ndarë edhe politika shqiptare.Presidenti i Republikës Ilir Meta ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e Pashkëve.
Meta tha se shqiptarët gjithmonë kanë pasur nuhatje të fortë politike. Kreu i shtetit lëshoi një mesazh për klasën politike. Ai vlerësoi se shqiptarët do të dinë të bashkëpunojnë për interesin kombëtar.
Ne postimin e tij ne Facebook Meta shkruan.Falë besimit të palëkundur në Zot, që ripërtërihet e shumëfishohet në këtë ditë të shenjtë, le të rigjejmë brenda vetes dhe shoqërisë sonë, forcën dhe kurajon për të menduar, jetuar dhe punuar në harmoni e begati, sinqeritet, solidaritet e bashkëpunim, për një të nesërme më të mirë, për të ardhmen e lumtur të vendit e popullit tonë.Festa frymëzuese e Pashkëve është një moment reflektimi.
Kjo ditë e shenjtë na ofron sërish mundësinë që secili prej nesh të përmbushë detyrat e përgjegjësitë e veta, jo vetëm para Zotit, por edhe ndaj njëri-tjetrit, çdo ditë e parreshtur, duke u përpjekur që krahas bashkëjetesës së shkëlqyer fetare,
t’i vërtetojmë botës e familjes europiane se vlerat e vyera të kombit tonë me të cilat krenohemi, triumfojnë mbi egon dhe interesat personale të secilit prej nesh.
Jam i bindur se shqiptarët gjithmonë kanë pasur aftësinë e mençurinë, por edhe kanë ditur të gjejnë mirëkuptimin e të forcojnë bashkëpunimin për hir të interesit kombëtar.Sot gjithashtu kemi nevojë të reflektojmë për më shumë vëmendje edhe ndaj shtresave në nevojë, të pamundurve e të sëmurëve, fëmijëve e të moshuarve, të cilët meritojnë solidaritet e dashuri më të madhe prej nesh.
Ndërsa Kryeministri Edi Rama uroi besimtarët katolikë dhe ka zgjedhur një urim të veçantë përmes Memorialit në Kuvendin e Troshanit, vendi ku mësoi u rrit, dhe më pas dha mësim At Gjergj FIshta. “Ju uroj pashkë të gëzuar”, shkruan kreu i qeverisë në rrjetet sociale.
Kryedemokrati Lulzim Basha ka zgjedhur Kishën e Shna Ndoit në Lac, prej nga ku uroi të gjithë besimtarët katolikë e ungjillorë për Pashkët.
Lutjet e tij shkojnë edhe për gjithë shqiptarët, sidomos ata më të pamundurit e të sëmurët. Urimin e tij Basha e ka shpërndarë përmes një video selfie në profilin e tij në Facebook.