Presidenti Ilir Meta ka uruar sot me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Meta ka uruar nxënësit që ulen për herë të parë në bankat e shkollës dhe jo vetëm, si dhe mësuesit për vitin e ri shkollor.“Të dashur vogëlushë që uleni sot për herë të parë në bankat e shkollës, ju u uroj me zemër shumë suksese dhe një vit të mbarë shkollor, në nisjen e rrugëtimin tuaj drejt dijes dhe ndërtimit të një të ardhmeje të ndritur,

plot me ngjyra si ëndrrat tuaja!Sot ju hidhni hapin më të madh e më të rëndësishëm, suksesi i të cilit, do ju ndihmojë të fitoni garat e tjera të jetës. Me mësuesit, si udhërrëfyes e bashkëudhëtarë, jam i bindur se do të jeni një brez i ditur që do t’ja ndriçojë edhe më shumë emrin Shqipërisë. Mirënjohjen më të thellë për të gjithë mësuesit, që me punë të palodhur, përkushtim e sakrifica arsimojnë denjësisht brezat e rinj. Gjithashtu sot është dita për t’ju bërë një thirrje edhe të gjithë familjarëve dhe fëmijëve, të cilët me apo pa arsye kanë braktisur shkollën,

t’i rikthehen asaj sa më parë.Prioriteti kryesor i një shoqërie, që ka besim tek e ardhmja plot sfida, është vetëm duke investuar në dije dhe arsim tek gjenerata më e re. Ky është investimi më i sigurtë për të ardhmen tonë europiane shkruan Meta ndersa ka postuar dhe foto ku shihet i ulur në bankën e një shkolle me nxënës.

Kryeministri i vendit Edi Rama, në këtë ditë të parë të shkollës ka deklaruar se deri më tani së paku 200 shkolla janë rikonstruktuar dhe të tjera do të rindërtohen.

Ndërkohë Kryedemokrati Lulzim Basha ka uruar përmes një postimi në facebook të gjithë nxënësit që sot nisin shkollën. Ndërsa ka uruar për një vit të mbarë e të ndriçuar nga drita e dijes, bashkë me urimin për nxënësit Kreu i PD, ka dhënë edhe mesazhin politik, ndërsa shkruas se lulet që mbajnë sot vogëlushët në duar janë simboli i shpresës dhe besimit tek një e ardhme më emirë për të gjithë fëmijët e Shqipërisë, që nuk do të vonojë.

Artikulli paraprakADEMI PËRURON KOPËSHTIN MË TË RI NË SHKODËR
Artikulli tjetërADEMI: QEVERIA ZERO INVESTIME NË ARSIM PËR SHKODRËN