Turmat e qytetarëve të Guangzhou në Kinë janë duke u përleshur me policinë, pas zemërimit ndaj kufizimeve të rrepta të koronavirusit, ndërsa policia ka filluar punën për të ndaluar turmat, ndërkohë që qarkullojnë video ku shihen automjete policie të përmbysura duke shembur barrierat e Covid-19.

Politika zero e Kinës për Covid është në gjendje kritike, për shkak edhe të gjendjes së ekonomisë së vendit, ndërsa tensionet mes qytetarëve janë krijuar në distriktin Haizhu të qytetit, ku banorët janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi. Por, ata janë ankuar se nuk paguhen nëse nuk janë në gjendje të paraqiten për punë, si dhe për mungesë ushqimesh dhe rritje të çmimeve gjatë kohës që jetojnë nën masat e kontrollit të Covid.

Artikulli paraprakMBLIDHET KRYESIA NË PD, BERISHA: MBI 200 PERSONALITETE E POLITIKANË KANË APLIKUAR PËR PRIMARET
Artikulli tjetërALARM NGA BRITANIA E MADHE: PO PËRHAPET NJË SËMUNDJE INFEKTIVE, PREK FËMIJËT NËN 10 VJEÇ