Teksa sot pritet të publikohet progres-raporti për Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor mbi ecurinë e reformave të integrimit drejt Bashkimit Europian, politikani gjerman Gunther Krichbaum ka thënë se vendimi për çeljen e negociatave do të shyhet për në Tetor, deri sa të arrihet në një vendim.

Në një prononcim për median gjermane nzz.ch. kryetari i komisionit parlamentar për Europën në Bundestag është shprehur se 28 vendet anëtare do të votojnë në mes të Qershorit, por kjo nuk do të thotë “asgjë”.

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Michael Roth (SPD), nga ana tjetër, kërkoi një fillim të shpejtë të bisedimeve për pranimit në BE. “Tani është në dorën e BE-së “, shkruan Roth në një artikull për “Frankfurter Allgemeine Zeitung”. “Ne kemi dhënë fjalën dhe duhet të mbajmë premtimet tona. Progres i prekshëm është bërë nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, ka thënë ai.

Në Gjermani, megjithatë, Bundestagu thuhet se do të japë dritën jeshile. Hapja e negociatave për anëtarësim shihet në mënyrë kritike, veçanërisht në Holandë, Danimarkë dhe Franca.

Shtetet e BE-së tashmë kishin miratuar në parim hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut qershorin e kaluar. Fillimi i bisedimeve, megjithatë, u bë i varur nga përparimi i mëtejshëm i reformave. Hahn nga ana tjetër ka paralajmëruar se mospranimi i vendeve kandidate mund të ketë pasoja dramatike për vendet në fjalë dhe rajonin në tërësi.

Artikulli paraprakSOT DEL PROGRES-RAPORTI PËR SHQIPËRINË, JA ÇFARË NDRYSHON
Artikulli tjetërOFICERI SHQIPTAR I DIPLOMUAR NGA AKADEMIA E MARINËS SË SHBA