Politikani holandez shpallet fajtor për diskriminim

Një nga politikanët anti-islam në Holandë, Geer Wilders është dënuar për diskriminim dhe nxitje të urrejtjes, shkruan BBC. Politikani populist Wilders u shpall fajtor për gjuhën e përdorur kundër emigrantëve marokenë në Holandë, në vitin 2014. Ai nuk ishte në sallë në momentin e vendimit, por në Twitter shkroi se nuk ka ndërmend të ndalet. “Cilido qoftë vendimi, unë nuk do të ndaloj së thëni të vërtetën për problemin e marokenëve dhe asnjë gjykatës, politikan apo terrorist nuk do të më ndalojë për këtë”, deklaroi ai. Gjykata u mjaftua me gjetjen fajtor të tij, pa dhënë asnjë ndëshkim dhe gjyqtari i çështjes tha se përse kishte zgjedhur këtë formë. “Vetë gjetja fajtor e tij është dënimi i mjaftueshëm për një politikan që është zgjedhur nga vota e qytetarëve”, deklaroi gjyqtari Hendrik Steenhuis. Geert Wilders është kryetar i Partisë së Lirisë, një forcë e ekstremit të djathtë e cila sipas sonadazheve në zgjedhjet e marsit pritet që të sigurojë 35 deputetë në Parlament.

Artikulli paraprakINCIDENT NË AEROPORTIN E SHKUPIT, AVIONI PËRPLASET ME NJË TUFË ZOGJSH
Artikulli tjetërVRASJE ME ARMË ,TRUPI GJENDET NE STALLE