Vllaznia po kalon një moment tejet të vështirë. Njëmbëdhjetë humbje, katër fitore dhe tre barazime ka regjistruar në 18 javë kampionat në Kategorinë Superiore skuadra shkodrane e drejtuar nga Ernest Gjoka.
Disfata e fundit 1-4 që pësoi në “Loro Boriçi” nga Skënderbeu të dielën ishte një “shuplakë” e rëndë për klubin dhe tifozërinë. Menjëherë pas përfundimit të takimit, një mori kritikash dhe akuzash u janë drejtuar drejtuesve të klubit kuq e blu. Mirëpo, siç duket respekti dhe dashuria që ish-mbrojtësi beratas, Polizoi Arbri ka për shkodranët ka bërë që t’i kushtojë një status të veçantë Vllaznisë. Arbri kërkon që tifozët dhe të gjithë dashamirësit e Vllaznisë ta mbështesin ekipin dhe lojtarët në këto momente të vështira ku Arbir në statusin e tij shkruan: Vllazni me halle,me probleme, ku mediat flasin dhe fryjn mbi,stafin,lojtaret,ku te gjith duan te marin vesh sa e ka njeri rrogen apo tjeteri,dikush do thot,keta zoterinjt paguhen nga taksat tona,nuk jam kundra.Por si nje Ish lojtar dhe nje dashamires i Vllaznis nuk esht momenti qe ti viheni kundra as Stafit as Lojtarve,por te gjith bashk ti qendrojn afer,sepse ne dit te mira te duan te gjithe. Arbri është bërë pjesë e skuadrë së Vllaznisë në muajin gusht të vitit 2015 i cili asokohe kontrata e tij ishte në afatin kohorë prej një viti.
Por edhe pse tashmë Polizoi Arbri nuk është pjesë e skuadrës shkodrane duket se ruan një dashuri të veçntë për Vllazninë i cili çdo herë nuk ngurron të shfaq mbështetjen e tij ndaj ekipit kuqeblu.