Polumbaret e forcave Renea, kane nderprere kerkimet per trupin e 70 vjecarit i cili u deklarua i mbytur ne ujerat e Lumit Buna, mbremjen e se merkures.

Polumbaret kane vijuar kerkimet edhe gjate parasdites te se shtunes por pa asnje rezultat. Sipas burimeve prane policise behet me dije se trupi i 70 vjecarit dyshohet se nga rrjedha eshte derguar ne det, cka e ben te veshtire kerkimin dhe gjetjen e trupit. Nderkohe qe banore te zones do te vijojne kerkimet per gjetjen e trupit te 70 vjecarit i cili shkoi ne lume per te mbushur uje per te mos u kthyer me ne banese. 70 vjecari Filip Shllaku, banues në Daragjat të njësisë Administrative të Dajçit, ka shkuar për të mbushur ujë në lum, duke mos u kthyer më në banesë. 70-vjeçari Filip Shllaku jetonte i vetëm për shkak se vajza e tij është e martuar, dy djemtë jetojnë në Kanada dhe bashkëshortja i është ndarë nga jeta.

Artikulli paraprak“KTHESA E VDEKJES”, AKOMA RËRË DHE GOMA AUTOMJETESH
Artikulli tjetërSHKODËR – VAU I DEJËS, AKS TOTALISHT I PANDRIÇUAR