100 MIJË LEKË PËR KRYETARIN E KASTRATIT DHE ATË TË HAJMELIT.
Dy kryetarë komunash te Qarkut Shkoder jane gjobitur me nga 100 mije leke nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.

Te dy kryetaret e gjobitur perfaqesojne Partine Demokratike, dhe I kane fituar postet ne zgjedhjet lokale te 8 majit 2011.Ne deklaraten e ILDKP thuhet se Viktor Popaj, Kryetar i Komunës Kastrat, Qarku Shkodër, si dhe Lek Bibaj, Kryetar i Komunës Hajmel, Qarku Shkodër, te dy te zgjedhur në këtë funksion me datë 8 maj 2011, rezultojne të mos kenë dorëzuar brenda afateve ligjore “Deklaratën Para Fillimit të Detyrës”. Nga shqyrtimi i dokumentacionit të viteve të kaluara, rezulton se subjektet deklaruese nuk kane dorëzuar “Deklaratën e Interesave Periodike/Vjetore” për vitet 2011, 2012 dhe 2013.
Nderkaq, kryetari I Hajmelit, Leke Biba, pervec gjobes 100 mije lekeshe, eshte kallezuar penalisht nga ILDKP.
Popaj dhe Bibaj jane gjobitur se bashku me 4 funksionare te tjere publike. Ata jane:
Fatos Klosi, Kryetar i Agjensisë Kombëtare Bërthamore, Anesti Dhimojani, Ish-Kryetar i Këshillit të Qarkut Vlorë, Vangjel Ndreka, Kryetar i Këshillit të Qarkut Fier, si dhe Hamdi Pasha, Kryetar I Komunes Kodër-Thumanë, Krujë, Qarku Durrës.

 

 

 

Artikulli paraprakXHIHADISTËT, VIDEO-EKZEKUTIM MAKABËR
Artikulli tjetërLAJME NGA KRONIKA