E megjithatë në dhimbjen dhe vuajtjen e tij, pashë shpresë, kurajo, forcë dhe aftësi për ringritje. Një poezi e vjetër nga poeti shqiptar Pashko Vasa më erdhi ndërmend:

“Çohu Shqiptar prej gjumit çohu,
Të gjithë si vëllazën në nji besë shtërngonju,
E mos shikoni kisha e xhamia,
Feja e shqiptarit asht shqiptaria.”
Ky besim dhe kurajo që pashë tek shqiptarët më kujtoi që kjo forcë dhe aftësi për të përballuar vështirësitë është ajo që na bën njerëzor.”

Kështu shprehet në një reportazh për Shqipërinë e pas termetit, gazetari i njohur polak, Stefan Tompson.

Ai ka fluturuar drejt Shqipërisë pas tërmetit dhe siç shprehet në twitter është lumtur që shenjtorët Nënë Tereza e Gjon Pali II (polak) kanë tanimë statujat e tyre dhe janë emra rrugësh e bulevardesh. Ai flet dhe per pritjen qe vendi ynë i bëri hebrenjvee.

Në fund të videos së tij, gazetari Tompson shkruan se teka udheronte e shihte flamurin kuqezi, Shqipëria dhe shqiptarët janë një thesar i pazbuluar që nuk duhen lënë në harresë.

Kalova disa ditë në Shqipëri, ku përjetova edhe pasojat e tërmetit. Tragjedia është pjesë e pashmangshme e jetës së njeriut, por ajo që na përcakton është aftësia për të përballuar vështirësitë. Këto janë disa përshtypje për ato që pashë në Shqipëri.

Si polak më bën të ndihem mirë kur kaloj në rrugën Papa Gjon Pali II në Tiranë. Papa ynë i nderuar, Shën Gjon Pali II, vizitoi Tiranën në 1993, tre vite pas rënies së komunizmit. Papa i fundit që u mundua të vizitonte Shqipërinë, Papa Piu II, vdiq rrugës për atje, në 1464.

Diktatori komunist Enver Hoxha e ndaloi me ligj fenë në Shqipëri në 1967. Që nga rënia e komunizmit, shqiptarët kanë ngritur monumente për Shënjtoren shqiptare, Nënë Terezën, si dhe për Shënjtorin Papa Gjon Pali II. Ishte një moment i mrekullueshëm për mua të hasja këtë monument!

Çuditërisht, Shqipëria është i vetmi vend që u pushtua nga Gjermania naziste, por kishte pas Holokaustit më shumë hebrenj sesa para luftës. Kjo ndodhi pjesërisht falë “besës”, një kod nderi vendas, që i siguroi strehim 2,000 hebrenjve. Ky është Muhamed Biçaku, një nga këta burra të besës.

Përkthimini video-reportazhit:

Kohët e fundit kalova pak ditë në Shqipëri, një vend i bukur prej tre milion banorësh në Ballkan, që ka kaluar një varg shkatërrimesh nga Perandori të vdekura, pushtete të së shkuarës, populli i të cilit ka qendruar i bashkuar dhe ka një histori tragjike, të lavdishme dhe të mahnitshme.

Së fundi, u godit nga një tërmet, i cili vrau me dhjetra njerëz, plagosi qindra të tjerë dhe la të pastrehë mijëra në qytetin e vogël të Durrësit në bregun Adriatik. Teksa isha atje duke ecur në rrënoja dhe duke biseduar me të mbijetuarit, u rikujtova për brishtësinë e jetës dhe për faktin që dhimbja dhe tragjedia janë gjërat e vetme të sigurta në ekzistencën tonë këtu në Tokë. U preka veçanërisht kur një burrë më tregoi një album fotografik të fqinjëve të tij tashmë të pajetë, të gjetur në rrënoja.

E megjithatë në dhimbjen dhe vuajtjen e tij, pashë shpresë, kurajo, forcë dhe aftësi për ringritje. Një poezi e vjetër nga poeti shqiptar Pashko Vasa më erdhi ndërmend:

“Çohu Shqiptar prej gjumit çohu,
Të gjithë si vëllazën në nji besë shtërngonju,
E mos shikoni kisha e xhamia,
Feja e shqiptarit asht shqiptaria.”

Ky besim dhe kurajo që pashë tek shqiptarët më kujtoi që kjo forcë dhe aftësi për të përballuar vështirësitë është ajo që na bën njerëzor. Ndërsa udhëtonim përgjatë maleve dhe pyjeve dhe vështronim flamurin shqiptar që valëvitej me krenari, shqiponja e zezë me dy krerë në atë flamur tundej në erë, kuptova sa shumë ka akoma për të parë dhe zbuluar në Shqipëri dhe sa shumë për të ndarë dhe mësuar nga shqiptarët.

Është një nga thesaret e pazbuluara të Ballkanit dhe në këtë moment të vështirë për ta është një vend i cili nuk duhet lënë në harresë.

Artikulli paraprakRESHJE SHIU E BORE, ARRSH: AKSET RRUGORE KOMBËTARE JANË TË KALUESHME, JA KU DUHEN PËRDORUR ZINXHIRËY
Artikulli tjetërLAÇ, BANORËT NUK DALIN NGA PALLATI I PABANUESHËM, RAMA: JU NXJERRIM NE ME POLICI, MERRNI BONUSIN E QIRASË